“Monumenti i minatorëve të rënë” historia dhe kuptimi

“Monumenti i minatorëve të rënë” historia dhe kuptimi

Kujtim Sh.DEMIRI M.Sc.08 Qërshor 2020 |Mitrovicë RKS Që nga viti 1973, me të arritur në qytetin e Mitrovicës, objekti i parë që bie në sy është përmendorja e lartë, në një kodër të gjelbëruar buzë pjesës urbane të qytetit. Rrjedhimisht në kujtesën e secilit, emri i Mitrovicës asocion me këtë objekt, që shihet nga të gjitha pjesët e qytetit. Në qytetin e Mitrovicës, këtij objekti i referohen vetëm me “përmendore”, por që ky monument ka një emër, histori dhe ka një kuptim, apo thënë më drejtë: kishte dikur. Historia e përmendores Përmendorja e qytetit, zyrtarisht emërtimin e ka “Monumenti i minatorëve të rënë”. Që i kushtohej minatorëve partizanë të Mitrovicës të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky monument ka nisur të ndërtohet në vitin...