Varri i një fëmije në Finlandë hedh dritë mbi Epokën e Gurit

Varri i një fëmije në Finlandë hedh dritë mbi Epokën e Gurit

Varri i një fëmije që jetoi 8000 vite më parë është zbuluar në Finlandën lindore duke treguar një panoramë se si finlandezët i trajtonin të dashurit e tyre pas vdekjes. Varri Majoonsuo ka tërhequr vëmendjen e arkeologëve që në vitin 1992 kur gjetën okër të kuqe, një argjilë të pasur me hekur, të përdorur për një rit shërbese në pyll. Okra e kuqe është lidhur me artin në shkëmbinj, zbukurimet dhe varrimet, shkruan “CNN”. Në varr u gjetën shumë pak sende, por sekretet e tij u zbuluan në një analizë të publikuar së fundmi, në muajin Shtator. Fiset e Epokës së Gurit i varrosnin të dashurit e tyre në gropa. Toka në Finlandë është kaq e pasur me acid sa shumë pak prej mbetjeve kanë...