Pas humbjes së Beratit, një tradhëti e dyshimtë erdhi prej Moisi Arianit Golemit ose njohur ndryshe si Moisi Dibrani

Pas humbjes së Beratit, një tradhëti e dyshimtë erdhi prej Moisi Arianit Golemit ose njohur ndryshe si Moisi Dibrani

Pas humbjes së Beratit, një tradhëti e dyshimtë erdhi prej Moisi Arianit Golemit ose njohur ndryshe si Moisi Dibrani. Rrjedha e ngjarjeve që do të tregojmë më poshtë të bëjnë të dyshosh se kjo ishte një tradhëti e shtirur, dhe mund të ketë qenë thjesht strategji prej Gjergj Kastriotit dhe Moisi Golemit, gjithsesi kalojmë tek ngjarja. Moisi Golemi menjëherë mbas marrjes së Beratit nga Perandoria Osmane shkon tek sulltan Mehmedi II, duke i thënë se do ti shërbejë osmanëve dhe kërkon 15,000 ushtarë osman për të mposhtur Gjergj Kastriotin. Ai gjithashtu kishte thënë se do të dilte në dyluftim me Gjergjin. Mehmedi II ra dakort me këtë propozim dhe i premtoi Moisiut kurorën e Arbërisë në qoftë se arrinte qëllimin. Në shkurt të 1456 Moisi...