Faktet e reja: E vërteta e lidhjes së gjakut ndërmjet Gjergj Kastriotit dhe Bushatllinjëve

Faktet e reja: E vërteta e lidhjes së gjakut ndërmjet Gjergj Kastriotit dhe Bushatllinjëve

Nga Dorian Koçi Lidhjet e para mes një mundësie të trashëgimisë së Skënderbeut me Bushatllinjtë përmenden në një relacion diplomatik të Konsullit rus të Dalmacisë, Antonio Palladhokli drejtuar Këshillit të Punëve të Jashtme të Rusisë në 14 prill të vitit 1787. Konsulli Palladhokli shkruan në relacionin e tij se në këtë kohë dëgjohet se Pashai i Shkodrës pret para me emrin e tij, vetëquhet si pasardhës i të famshmit Gjergj Kastriot , Skënderbeut, përqendron të gjitha forcat e tij me komandand Hasan Oda. Po cili ishte konteksti historik i kohës dhe përse në këtë kohë Mahmud Bushatlliu një një përfaqësues i shquar i pushtetit otoman në Shqipëri risjell në vëmendje figurën e Skënderbeut? Relacioni i detajuar vjen një vit pas zhvillimeve politike dhe ushtarake të...