Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Hafizi që i zmbrapsi bullgarët përtej Prishtinës
Adem Breznica: Hafizi që i zmbrapsi bullgarët nga Prishtina Beteja e Lisicës (1941/42) shënon zmbrapsjen e depërtimit të mëtejmë bullgar nga Lindja në drejtim të Prishtinës dhe Rrafshit të Kosovës, ndërkohë që Bullgaria, si aleate e nazi-fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, kërkonte “hisen” e vet në trojet shqiptare. “Luftën kundër bugarit” e kishte drejtuar me sukses të plotë Hafuz Imeri (Ymer Gërguri) i Bellaqevcit (Bardhi i Madh). Ashtu siç është përcjellë në gojëdhënat popullore në Gollak, Anamoravë dhe Rrafsh të Kosovës, Hafuzi (hafizi) kishte arritur të mobilizonte një grup të konsiderueshëm vullnetarësh shqiptarë nga fshatrat Bardh, Miradi e Lismir si dhe Prapashticë e fshatrat e tjerë të Prishtinës e Gollakut, duke formuar një çetë të konsoliduar e cila do ta vendoste fatin e qytetit...