Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kush ishin Frigjianët (Brigët)? A ishin ata një etni më vete apo pjesë e ilirëve? Çfarë ndodhi me ta?
Frigjianët janë një nga qytetërimet më të lashta! Ata ishin njerëz nga Ballkani që u shpërngulën në Anadoll pas rënies së perandorisë hitite. Ka pasur ndoshta 3 valë drejt Anadollit midis 1200 pes dhe 800 p.e.s. Frigjianët nuk ishin grekë, ata kishin pika të përafërta me ilirët dhe trakët. Fillimisht ata janë të vendosur rreth malit Bermion (kjo nuk i bën ata automatikisht grekë) ku kanë jetuar me emrin Brygë/Brigë. Më vonë gjenden në pjesë të Shqipërisë dhe në Trakinë jugore. Ata njiheshin gjerësisht si Phryges, por është e mundur që emri i tyre vendas ishte ϝΡΕΚΥΝ (Wrekyn) siç dëshmohet në një mbishkrim frigjian nga qyteti i Midas. Këtë emër e vërteton edhe Hesichios i Aleksandrisë i cili thotë: · τὸν Βερέκυντα, τὸν Βρίγα. γὰρ...