Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Thesari i Durrësit që u grabit nga osmanët
Sarkofagu i Meleagrit, padyshim është një pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare dhe përbën një pjesë së thesarit tonë arkeologjik. Fatkeqësisht, ky thesar, nuk ndodhet në Shqipëri, por në Turqi. Studiues në Qendrën e Studimeve Albanologjike, Frederik Stamati, ka vizituar kohë më parë Muzeun Arkeologjik të Stambollit dhe sjell si përshtypje të parë Sarkofogun e Meleagrit, i zbuluar në Durrës dhe i transportuar në Stamboll në kohën e pushtimit turk. “Në etiketën shpjeguese të këtij sarkofago thuhet se është i periudhës romake dhe i përket gjysmës së parë të shek. II pas Krishtit”, thote Stamati duke theksuar se “Në qendër paraqitet Meleagri i vrarë nga Apolloni dhe që mbartet drejt familjes nga dy vëllezërit dioskurë. Në të djathtë duket motra e tij, e cila ka vrarë...