Ngjitja në pushtet e diktatorëve të shekullit XX: Fat apo aftësi individuale?

Ngjitja në pushtet e diktatorëve të shekullit XX: Fat apo aftësi individuale?

Nga Jay Elwes “The Spectator” “Çfarë i sjell në pushtet njerëz me personalitete të forta?– pyet historiani Jan Kershou. “Dhe çfarë e nxit apo kufizon përdorimin prej tyre të atij pushteti?”. Këto dy pyetje janë në qendër të libri të tij të fundit, një studim mbi disa prej udhëheqësve më të rëndësishëm të shekullit XX-të. Ai bazohet pjesërisht në një analizë të karakterit të tyre, por edhe tek një përpjekje për të vlerësuar se sa aktorët kryesorë të historisë i drejtuan ngjarjet botërore, dhe sa ngjarjet i drejtuan ata. Kershou e nis analizën me Leninin, ngjitja e të cilit në pushtet u shoqërua edhe me një fat shumë të madh. Së pari, e ëma ishte e gatshme ta mbështeste financiarisht gjatë gjithë jetës së tij. Ajo duhet të ketë pasur një natyrë shumë të butë dhe falëse, pasi sipas Kershou, Lenini ishte një njeri me shumë huqe, tepër i lodhshëm dhe aspak i këndshëm. “Ai ishte tepër këmbëngulës në manitë e veta për të pasur në rregull gjërat e tij personale. Edhe një prishje e vendosjes së stilolapsave të tij në tryezën e mund të provokonte zemërimin e tij të madh”- shkruan ndër të tjera Kershou. Kur shpërtheu revolucioni në Rusi, Lenini ndodhej në Zvicër dhe ishte gati një spektator. Fati i tij mbërriti kur gjermanët e ndihmuan të...