Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kosova në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të vititi 1968 (2)
Kosova në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të vititi 1968 (2) DEMONSTRATAT HISTORIKE TË VITI 1968 Nga Jusuf BUXHOVI Mbyllja e diskutimeve publike ku kërkohej që Kosova të fitonte statusin e republikës si dhe tërheqja nga ajo e udhëheqjes politike të Kosovës para trysnisë serbe dhe kompromiseve të udhëheqjes jugosllave me atë serbe, nuk e kishte mbyllur këtë çështje. Përkundrazi, fryma e saj nuk kthehej mbrapa. Këtë e dinin të gjithë. Por, çështje ishte si do të drejtohej ajo dhe nëpër çfarë koniunkturash do të kalonte e gjitha,veçmas kur në vend, tek studentët, kishte filluar fryma e lëvizjeve, që asokohe përhapeshin në Paris, Berlin dhe qendrat tjera evropiane me moton për ndryshime demokratike. Natyrisht, se në kuadër të këtyre ndryshimeve demokratike duhej nxjerrur edhe kërkesa për...