Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Truri është organi i parë që preket nga dehidratimi: Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk pini ujë mjaftueshëm
75 për qind e trurit tonë është ujë. Kur dehidratohemi, truri tkurret, por si ndikon kjo në funksionin e tij? Bazuar në disa mostra urine të marra nga fëmijët e moshës 9 deri në 11 vjeç në Los Angeles dhe Manhattan, pothuajse dy e treta e tyre shkonin në shkollë gati të dehidratuar, çka mund të ndikonte negativisht në performancën e tyre mësimore. Nëse merrni dy grupe fëmijësh dhe përpara një testimi u thoni që njëri të pijë një gotë ujë e tjetri asnjë, e gjeni dot se cili grup del më mirë? Studiuesit dolën në përfundimin se këto rezultate tregojnë që edhe fëmijët në një gjendje dehidratimi të lehtë, mund të përfitojnë nga pirja më e madhe e ujit dhe të përmirësojnë performancën e...