Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Gravurë e rrallë e Skënderbeut ku emri i tij gjendet i shkruar në formën origjinale, në shqip (krijuar mes viteve 1601-1750)
Kjo gravura e vogël kushtuar Skënderbeut ka përmasa prej 45mm × 43mm dhe është e ruajtur në Librarinë Shtetërore të Berlinit. Gjëja që e bën me shumë vlerë këtë gravurë, është që emri i Skënderbeut është i shkruar në formën e tij origjinale, pra në atë shqipe, si “Gėrgi Castriot Scanderbeg” (një nga format mesjetare të emrit shqip ‘Gjergj’ që në dokumentet mesjetare haset i shkruar si “Gierg” ose “Gergi” etj por që sigurisht shqiptohej si Gjergj, shembuj si në Kadastrën e Shkodrës të vitit 1417 dhe dokumente dhe regjistrime tjera të pafundme për popullsinë shqiptare në mesjetë), një gjë shumë e rrallë për periudhën në fjalë. Emrat e sundimtarëve të Europës në këtë kohë shkruheshin më së shumti në format e tyre latine (qoftë...