Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kush ishte shkrimtari i parë në botë?
Shkrimi më i vjetër i njohur daton më shumë se 5000 vjet në Mesopotaminë e lashtë, atje ku ndodhet sot Iraku. Por kush ka qenë shkrimtari i parë i njohur me emër? Zbulimet arkeologjike kanë zbuluar se shkrimi më i hershëm i njohur është shpikur rreth vitit 3400 Para Krishtit në një zonë të lashtë Mesopotamiane të njohur si Sumer, afër Gjirit Persik. Ky shkrim, i njohur si kuneiform, mori formën e shenjave në formë pyke, të bëra nëpërmjet një mjeti të mprehtë në argjilën e lagësht. Shumë njerëz mund të citojnë emrat e lashtësisëgreke si poetin epik Homeri, poeteshën lirike Safo apo historianin Herodot. Megjithatë, një mijë e ca vite para këtyre figurave ishte princesha, priftëresha dhe poetja e njohur Enheduana thotë Erhan Tamur, kurator në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. “Ajo është autorja e parë që ne e njohim me emër, dhe të cilën mund ta lidhim me një tekst ekzistues. Për pjesën më të madhe të letërsisë mesopotamiane, ne nuk i dimë autorët. Por ajo është një përjashtim”-thotë Benxhamin Foster, asiriolog në Universitetin e Jeilit. Enheduana ishte e...