Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Shpella në fshatin Gumnishtë të Shalës së Bajgorës, një vend mistik i banuar që nga kohërat shumë të lashta
Në fshatin Gumnishtë të Shalës së Bajgorës, në një zonë të lartë dhe të thellë malore, ekziston një shpellë që dyshohet se mund të ketë qenë e banuar ose e shfrytzuar nga njerëzit qysh në periudha shumë të hershme historike. Gjurmët brenda shpellës dhe perreth saj, dëshmojnë se ajo shpellë ka qenë e shfrytzuar nëpër periudha të ndryshme kohore, ku në kohërat më të hershme mund të ketë qenë shfrytëzuar për banim, e më pas si tempull apo faltore por edhe më vonë deri në shekullin XX si vend strehim në raste luftrash dhe rreziqesh të ndryshme. Brenda mureve natyrore të shpellës në pjesën e sipërme, gjenden disa rrathë të gdhendur në formë të qitur jashtë, që dyshohet se paraqesin simbolin e kultit të diellit....