Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Masakrat e kobshme të serbëve ndaj shqiptarëve në Shkup e Kumanovë, Leon Trocky: Çfarë me panë sytë, era e mishit të kalbur ishte kudo. Vranë çfarë u dilte para
I njohur edhe si bashkëpunëtor në disa gazeta të rëndësishme të kësaj kohe, dhjetori i vitit 1912 e gjen atë si të dërguar special të gazetës ruse “Kievskaja Misl” në Shkup dhe rrethinat e tij për të bërë një reportazh lufte. Por, i gjendur në mes të një masakre të organizuar të serbëve ndaj popullsisë shqiptare, ai nuk ngurron te shkruajë me tone akuzuese për atë që pa me sytë e tij. Gazeta “Kievskaja Misl” që botohej në Kiev në gjuhën ruse, në atë kohë ishte më e madhja dhe më e rëndësishmja që botohej jashtë kryeqytetit, Moskës. Për të shkruanin pothuaj të gjitha penat më të mira të kohës, nisur nga publicisti Lunaçarski, duke vazhduar me shkrimtarët Korolenko, Paustovski e Gorki e për të...