Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Inxhinieri vizionar dhe ndikimi i tij në Austrinë e shekullit të 19-të
221 VJET NGA LINDJA E KARL GEGËS Carl Ritter von Ghega (Karl Gega, Carlo Ghega) ishte një inxhinier dhe arkitekt austriak me prejardhje shqiptare. Ai studioi në Padova (Itali), ku qysh në moshën 17 vjeçare e mori titullin Doktor i shkencave matematikore. Karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik. Gega u bë i njohur për punën e tij në hekurudhën Semmering në Alpet Austriake. Ai lindi në Venecia në vitin 1802 dhe vdiq në vitin 1860. Ai konsiderohet si një nga inxhinierët më të rëndësishëm të shekullit të 19-të, pasi ka projektuar dhe ndërtuar një sërë linjash të rëndësishme hekurudhore në Perandorinë Austriake. Hekurudha Semmering, për të cilën ai është më i njohur, ishte një nga hekurudhat e para malore...