Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Fjala pellasde-ilire-shqipe da>de>dhé (tokë) në funksione onomastike
NGA: PROF. DR. REXHEP DOÇI, ONOMASTICIENT Simpoziumin e III-të Ndërkombëtar me temën bosht “10 mijë vjet histori: Pellazg > Shqiptar”, që u mbajt më 14-15. XI. 2014 në Tiranë, e ka përgatitur Shoqata “Qendra e Studimeve Pellazgjike”, sidomos kryetari i kësaj shoqate prof. dr. Luftulla Peza dhe nënkryetari i kësaj shoqate, autori i këtyre rreshtave Në këtë Simpozium u lexuan 17 kumtesa nga studiues pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Presheva, Amerika, Italia, Franca etj. Në kumtesat e nivelit të lartë shkencor të këtyre autorëve u ndriçuan shumë çështje, pos tjerash, për pasardhësit e pellasdëve, si p. sh.: Atlantidët, Egjiptasit e Lashtë, Hititët, Shumerët, Persët, Amazonët, Frigasit, Mikenasit, Spartanët, Akilejtë, Etruskët, Mesapët, Latinët, Tirsenët, Thrakasit, Keltët, Ilirët, Maqedonët e Moçëm, Epirotët, Romakët, Britanikët, Irlandezët, Gjermanët, Frankët, Grekët...