Poema “Milosao”: 12 këngët popullore të bartura nga Himara!

Poema “Milosao”: 12 këngët popullore të bartura nga Himara!

Nga: Sulejman Mato Qëllimi i këtyre shënimeve nuk është thjesht për të zbuluar zanafillën e kësaj vepre, por edhe të hedhim dritë mbi një fshat të vjetër, të braktisur, në brigjet e Himarës, të quajtur Skutara. De Rada e nisi punën duke mbledhë këngë popullore, “duke shkruar dhe ndonjë sipas tyre e cila nuk i doli fort e keqe” (J. de Rada. ). Fillimisht ai ishte njohur një përmbledhje këngësh popullore të Françesk Avatit (vdekur në vitin 1800) e cila i kishte rënë në dorë përmes studiuesit Vinçens Dorsa, nip i te cilit ai ishte nga nëna. Ka mundësi që ai të jetë njohur edhe një përmbledhje tjetër edhe më të hershme, të viteve 1613-1630. Kjo ka qenë përmbledhja e Mikele Belushit, më i vjetri...