Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Gjakatar dhe tiran, apo ideator i shtetit të parë shqiptar? Kontraditat mbi figurën e “Luanit të Janinës”, Ali Pashë Tepelenës
Si arsyetojnë ata që e etiketojnë si “Kasapi i Epirit”? Ali Pashë Tepelena, i cili mallkohet sot nga ata që identifikohen helenë, ka qenë ndoshta ndihmësi më i madh i tyre për helenizimin e Epirit. Lejimi i shkollave greke në territore të banuara nga shqiptarët nga Ali Pashai, ishte një e keqe e madhe për kombin tonë. Por gjëma më e madhe do të vinte më pas, kur ai Kasapi i Epirit, me një egërsi dhe barbari më të madhe se të Çhengis-Khanit, do të bënte një gjenocid të paparë dhe spastrim etnik mbi krahinat më të lavdishme shqiptare (gjë që do ta kishin zili andartët grekë dhe çetnikët serbë), asaj të Sulit legjendar, Labërisë dhe Himarës. Si argumentojnë ata që besojnë se Ali Pasha...