Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Dëshmi të qytetërimit nga Kamenica në New York, sipas historianit Dr. Naim B. Musliu
Instituti për Studimin të Lashtësisë me seli në Nju Jork, ka hapur një ekspozitë me artefakte e zbulime arkeologjike nga ballkani “Ritual and Memory – The Ancient Balkans and Beyond” apo “Rituali dhe kujtesa – Ballkani i lashtë e më gjerë”. E veçanta e kësaj ekspozite është se janë prezantuar edhe gjurmë të së kaluarës antike, viteve 500 deri 100 p.e.r., e që i përkasin gjurmëve të lashtësisë së trevës së Anamoravës, saktësisht komunës së Kamenicës. Kështu ka bërë të ditur historiani i njohur nga Komuna e Gjilanit, Naim B. Musliu, i cili një periudhë relative jeton e vepron në SHBA. “Me Besim Beken, vizituam Institutin për Studime të Botës Antike, (“Institute for the Study of the Ancient ëorld”), në Nju Jork, për të pa...