Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Objekte të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në “Musée des Armée” në Paris
Duke qenë një ishushtarak, nuk mund te lija pa vizituar edhe Muzeun e Invalidëve ose siç e quajnë ata Muzeu i Ushtrise (Musee des Armee), një institucion madhështor nga bukuria, gjigand nga përmasat dhe me një pasuri marramendëse materiali ushtarak por edhe dokumentar të ekspozuar aty. Pasi kalova sallat rradhë, u gjënda në një të tillë ku kishte eksponate ushtarake mesjetare, kryesisht armatura për njerëz e kuaj të një shumllojshmërie, saktësie dhe estetike të pazakontë. Ndërsa kaloja stendat me rradhë ndalova para një objekti mburojë, shqiponja dykrenare që nuk mund të mos i tërheqë vëmëndjen çdo Shqiptari, ishte vizatuar mbi basoreliefin me të njëjtën figurë gati me përmasat e mburojës, e stërmadhe; kurse vetë mburoja mbartëte një të kuqërremtë dukej qartë që ngjyrat, edhe e...