Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Në këtë vend nuk mund të shkrepni asnjë fotografi!
MBROJTJA E TRADITËS DHE KULTURËS Në kombin më të madh të Afrikës, banorët e pesë qyteteve të lashta po bëjnë përpjekje të mëdha për të mbrojtur mënyrën e tyre tradicionale të jetesës. Ata po mundohen të ruajnë me çdo kusht kulturën vendase nga ndikimet e huaja që mund të sjellin turistët, duke iu ndaluar atyre madje edhe selfie-t. E shtrirë midis Marokut dhe Tunizisë dhe përballë Evropës, Algjeria është kombi më i madh i Afrikës dhe i 10-ti më i madh në botë. Peizazhet e larmishme të vargmaleve të larta malore, shkretëtirave dhe rrënojave të lashta romake e bëjnë këtë vend mbresëlënës. Rreth katër e pesta e vendit mbulohet nga shkretëtira e Saharasë dhe duna të tëra rëre. Pak algjerianë jetojnë në një terren të...