Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ç’thonë të tjerët për Kosovën?
“Kosova” e Hamit Kokalarit, historia e saj “Shqiptarët (banorët e shkëmbinjve) janë 1.600.000 frymë sikurse i çmojnë statistikat, edhe ky numër duhet të jetë më poshtë nga numri i vërtetë kur mendojmë se këta janë përhapur që prej Epirit gjer në pjesën perëndimore të Moesisë së Sipërme, ku përzihen me Serbët, në fushën ndërmjet Prizrendit dhe Pejës, ndërmjet Vranjës dhe Mitrovicës, kurse banojnë vetëm ata me emrin Arnaut, në vendin e burimeve të Lepenacit, në rrethet e Cernaleva-Reka-s, në anën jugperëndimore të fushës së Prishtinës, në krahinën ndërmjet Vranjës, Novo-brdo-s, Prishtinës, Kosovës, Kurshumlisë, Prekopljes dhe Medokës. Në anën tjetër, ata përzihen me Boshnjakët nëpër malet ndërmjet Shqipërisë dhe Bosnjës, sikurse në Kolashin, në Tora, në Guci, Plavë, në anën e sipërme të Ibarit afrë Rozhait,...