Çubriloviq: pjellshmëria e grave shqiptare ka ngadhënjyer mbi politikën tonë

Çubriloviq: pjellshmëria e grave shqiptare ka ngadhënjyer mbi politikën tonë

Ndërsa për Sanxhakun thoshte : “Ata bëhen pakicë fetare, e vetmja pakicë myslimane në Ballkan, i cili fakt do të shpejtoj nacionalizimin e tyre” Ismet Azizi Që nga “Naçertanija” e Ilija Garashaninit që u hartua në vitin 1844, veçanërisht nga Kongresi i Berlinit (1878), nuk prajtën angazhimet e qarqeve dhe të regjimeve serbe për shkatërrimin e homogjenitetit etnik të tokave shqiptare, spastrimin etnik të tyre dhe për kolonizimin me elementin sllav. Këto veprime kanë pasur për qëllim ndërrimin e kompozicionit etnodemografik në tokat shqiptare që do të binin nën sundimin serb. Së këndejmë nuk është asgjë e rastit që në vargun e veprimeve gjenocide serbe mbi kombin shqiptar vendin e parë e zënë veprimet në rrafshin demografik. Në të gjitha synimet dhe projektet serbe të...