“İshkodra”, gazeta e parë e Shqipërisë, botimi i panjohur doli në Shkodër 150 vjet më parë

“İshkodra”, gazeta e parë e Shqipërisë, botimi i panjohur doli në Shkodër 150 vjet më parë

Nga Ilirjan Agolli Shkrimi sjell fakte të reja mbi botimet e para publicistike në Shqipëri. Falë historianëve turq, publiku ynë mëson se gazeta İşkodra ka dalë në dritë 11 vjet më parë nga ç’e dinë deri sot bibliografët e shtypit shqiptar. Pra, İşkodra doli për herë të parë më 1868 dhe ridoli më 1879. Nga kjo shtyrje date me plot 11 vjet në thellësi të kohës, gazeta İşkodra bëhet e para gazetë e botuar në territoret shqiptare, duke lënë pas gazetën İşkodra, e cila doli në dritë në gusht 1871. Edhe pse vetëm në gjuhën osmane, İşkodra shënon gjurmën e parë të gazetarisë në Shqipëri, ndërsa Shkodra bëhet qyteti i parë, ku u vendos shtypshkronja e parë, që nxori publikime për qytetarët, një prodhim luksi për banorët e shkolluar. Gazeta İshkodra e panjohur (1868) Historianët dhe...