No Image Available

Subutai: Gjenerali që pushtoi territorin më të madh në histori

Subutai ishte djali më i vogël i një farkëtari, që u bë kryekomandanti i ushtrive të XhengizKhan. Ai u bashkua me ushtrinë e Xhengizit në moshën 14-vjeçare dhe vdiq 60 vjet më vonë si gjenerali mongol më i aftë, duke arritur të fitonte një status thuajse hyjnor në mesin e mongolëve. Xhengiz Khan thoshte shpesh se kishte 4 strategë të shkëlqyer:Jebe, Kublai, Jelme dhe Subutai. Khani e njohu që herët talentin e Subutait për luftë, dhe e përfshiu atë në diskutimetushtarake. Ai e vuri nën kujdesin e një ushtaraku me shumë përvojë si Jebe. Gjatë karrierës së tij ushtarake 60-vjeçare, Subutai udhëhoqi mbi 20 fushata ushtarake dhe fitoi 65 beteja kundër 32 kombeve. Ai pushtoi më shumë territore sesa çdo komandant tjetër në histori, dhe nuk humbi kurrë asnjë betejë vendimtare. Subutai luftoi me sukses në Mongoli, Kinë, Azinë Qendrore, Gjeorgji, Rusi, Poloni dhe Hungari. Në shekullin XIII, kur mënyra më e shpejtë e udhëtimit në tokë ishte me kalë, Subutaipushtoi kryeqytetin kinez Kaifeng dhe i mundi hungarezët në Mohi. Distanca ndërmjet këtyre dy qyteteve është 13.000 kilometra. Pasi e ndihmoi Xhengiz Khan që të pushtonte Perandorinë Kuarezmiane, Subutai nisi një fushatë të guximshme rreth Detit Kaspik, e njohur në histori si Bastisja e Madhe e viteve 1220-1223. Ajo u shtri në një distancë prej 9.000 kilometrash në një...