Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Shqiptarët e sllavizuar të Malit të Zi në shërbim të Principatës së Serbisë
“Tregu poshtë në pjesën perëndimore në Nish, atje ku shiten kafshët, drutë, sana quhet Tregu i Aranautëve”. Askush nuk e di se prej nga e kishte marrë guximin njëri prej ideologëve të Serbisë së Madhe, Stojan Novakoviq (1842-1915) të mos hezitonte që gjërat t’i quante me emrin e vërtetë. Aq më tepër temën “Qytetet, tregjet, qytezat” ai e kishte trajtuar në kuadër të studimit të Serbisë mesjetare. Tregu i Aranutëve i Nishit edhe pse kalimthi ishte përmendur në kuadër të studimit të gjerë, në vitin 1903 ishte botuar në revistën “Archiv für slavische Philologie 25” “Pse lëvron në tokë të huaj?” “Në veshët e gjyshit tim Jovanit kishin arritur lajme se atje diku në Arnautllëk (Shqipëri), në zonat e Jabllanicës dhe Toplicës, kishte shumë prona...