Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ardhja e Osmanëve dhe fundi i sllavizimit
Pikënisja e çfarëdo studimi të historisë së shtetit osman dhe të sundimit osman në truallin shqiptar dhe atë evropian, duhet të jetë çështja e legjitimitetit të tij. Shteti osman ka lindur në një proces starndard të shtetndërtimit dhe është ngritur në një perandori me synime universale, në një proces poashtu standard të perandorindërtimit. Në këtë proces, zgjerimi territorial dhe shtrirja e sundimit osman është realizuar me synimet dhe me mjetet adekuate për këso procese, duke përfshirë respektimin e legjitimitetit të bartësve të pushtetit, qofshin dhe vasalët, mjetet politike e diplomatike të përshtatshme për realizimin e synimeve, luftën e armatosur dhe misionin fetar. Mjete të ngjashme kanë përdorur para saj e përdorin edhe sot, edhe shtete e perandori të tjera. Në këtë kontekst, Perandoria Osmane jetëgjatësinë...