Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Piramida e fshehur në kodër, më e madhe se e Gizës në Egjipt
Pushtuesit vranë 3000 vendas për tri orë, shkatërruan tempujt e lashtë dhe ndërtuan një kishë në majë të asaj që kujtonin se ishte thjesht një kodër e bukur. Më 12 Tetor të vitit 1519, ushtria spanjolle, e drejtuar nga Hernan Kortez, hyri në Çolula të Meksikës së sotme të cilën e plaçkitën dhe masakruan shumë shpejt. Ndryshe nga zonat e tjera ku spanjollët kishin hasur rezistencë të ashpër nga vendasit, këtu gjetën vetëm tempuj të panumërt e të mbushur me dhurata, që të mbroheshin nga zotat. Pushtuesit shkaktuan një nga masakrat më të mëdha dhe në shekujt në vazhdim e mbushën zonën me kisha, më kryesorja e të cilave u ngrit në majë të një kodre që në fakt nuk ishte kodër. Brenda saj fshihej...