No Image Available

Asnjë lidhje me Transilvaninë dhe princin rumun, e vërteta si lindi Drakula

Nga Ronan O’Connell Një erë e fortë fryn pasdite në rrugën e shkretë të Tregut të Vjetër, pranë dyqaneve të mbyllura dhe restoranteve të zhytura në errësirë. Qyteti studentor irlandez Sligo duket sikur ka ngrirë. Ai kaloi 2 muaj në një bllokim të rreptë mbarëkombëtar të zbatuar nga qeveria irlandeze për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri, i cili në Irlandë vrau më shumë njerëz për frymë sesa në SHBA Herën e fundit që Sligo ishte kaq i boshatisur ishte 188 vjet më parë. Dhe në atë kohë fajtore ishte kolera. Epidemia e saj solli jo vetëm vdekje, varfëri, uri, kaos dhe dezertime, por edhe një vampir legjendar. Megjithatë, vetëm në fund të vitit 2018, studiuesit irlandezë arritën të bëjnë zbulimin befasues:në të vërtetë...