Masa’kra në Lushnje e kryer nga Dushan Mugosha dhe Mehmet Shehu

Masa’kra në Lushnje e kryer nga Dushan Mugosha dhe Mehmet Shehu

Nga: Kastriot Dervishi Pas grisjes së marrëveshjes së Mukjes, si dhe pas mbarimit të konferencës së Labinotit në shtator 1943, komunistët nisën zyrtarisht luftën civile. Nën drejtimin e jugosllavëve Miladin Popoviq dhe Dushan Mugosha, ata i shkaktuan vendit një prej tragjedive më të llahtarshme të vërejtura më parë, me pasoja të rënda edhe për unitetin kombëtar. Fill pas Labinotit, vrasjet u bënë dukuri e zakonshme. Sekretari organizativ i PKSh-së, Koçi Xoxe, i shkruante më 3 tetor 1943, sekretarit të përgjithshëm të partisë, Enver Hoxhës, ndër të tjera: “Përveç goditjeve që u dhamë (ballistëve – shënim), po i ndjekim këmba-këmbës për shfarosje. Sa për luftën me gjermanët, pothuajse hiç”. Lufta ndaj jokomunistëve u bë qëllimi i vërtetë i asaj që duhej të ishte luftë kundër pushtuesit....