Trojet shqiptare, shtrihen edhe më tej, se “harta” e përpara 1913-ës

Trojet shqiptare, shtrihen edhe më tej, se “harta” e përpara 1913-ës

Nga Kuvendi Kombëtar i 28 Nëntorit 1912, u proklamua Pavarësia e Trojeve Shqiptare, që deri në atë datë gjendeshin nën pushtimin e Perandorisë Osmane dhe u ngrit Flamuri Kombëtar Shqiptar. Ky kuvend është një akt historik për Kombin Shqiptar, sepse aty me mandatin e popullit, ishin pjesmarrës delegatë nga Gjakova, Plava, Gucia, Peja, Ohri, Struga, Tetova, Çamëria e Mitrovica. Sipas të dhënave historike, në këtë kuvend kishte delegatë dhe nga pakicat kombëtare që jetonin në trojet shqiptare, të ardhur nga kolonitë shqiptare, pa përmendur delegatët që morrën pjesë nga viset e Shtetit Shqiptar, të pas vitit 1913. Pjesëmarrja e delegatëve nga mbarë trojet shqiptare në kuvendin historik të vitit 1912, sanksionoi zyrtarisht vazhdimësinë e Flamurit Kombëtar Shqiptar, ashtu siç është pranuar po ky flamur, në...