Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si sot, në vitin 117 të erēs sonē, vdiq perandori romak Trajan (Marcus Ulpius Traianus), i njohur për një program të gjerë ndërtimi, nga ky varg ndërtimesh lindi Ulpiana e famshme dardane!
Jahja Drancolli Ulpiana është një nga katër qytetet më të njohura të Dardanisë. Rrënojat e saj janë gjetur 1.5 km në perëndim të qytezës së Graçanicës. Qyteti ndodhet në rrugën kryesore nga Danubi për në në Via Egnatia, si dhe në rrugët Nish-Lezhë, Nish-Stobi. Gërmimet e kryera këtu që nga vitet 1950 kanë zbuluar një vendbanim të gjerë të epokës së bronzit. Për më tepër, afërsia e qytetit me zona të rëndësishme minerare e bëri atë të popullarizuar në të gjithë Perandorinë Romake. Ulpiana u bë e njohur si qendër kishtare nga fillimi i shekullit të IV të erës sonë. Qyteti ishte ndoshta një nga qendrat më të shkatërruara nga ushtria gotike e udhëhequr nga Teodoriku (479 të erës sonë), si dhe nga tërmeti katastrofik...