Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Historia e shqiptarëve gjatë shekullit të XX-të”: Arkivat serbe dhe greke bllokojnë studiuesit shqiptarë
Një punim i 43 historianëve pretendon të japë në një përmasë më të plotë se deri më tani historinë e popullit shqiptar në shekullin XX. Në një intervistë për TemA TV, historian Beqir Meta, një prej autorëve, thotë se ka të dhëna të reja dokumentare që pasurojnë historinë. Vëllimi i parë shkon deri në vitin 1920 dhe nuk merret vetëm me historinë e Shqipërisë, por përfshin edhe shqiptarët që banojnë jashtë territorit të shtetit të parë të shqiptarëve, pra Shqipërisë. Por, Meta deklaron se kërkesat e historianëve shqiptarë për arkivat serbe dhe greke kanë hasur në kundërshtime, duke dëshmuar një konservatorizëm të dalë disi nga koha. “Ka edhe për Kosovën të dhëna shumë të rëndësishme në arkivat maqedone, bullgare, serbe, që nuk kanë qenë të...