Dosja e Portës së Lartë: Isa Boletini

Dosja e Portës së Lartë: Isa Boletini

Shkruar nga: Ramiz Abdyli Isa Boletini, njëri nga figurat kryesore të Lëvizjes Kryengritëse Shqiptare, doli fuqishëm në skenën politike në fillim të shekullit të kaluar, atëherë kur u kërcënuan trojet tona lindore nga synimet ekspansioniste serbomëdha e bullgaromëdha, prapa të cilave qëndronte Rusia. Ky projekt nxori krye kur Perandoria Osmane u detyrua nga Fuqitë e Mëdha të pranonte hapjen konsullatës ruse në Mitrovicë (më 1902). Projekti u konkretizua me Marrëveshjen e Myrcshtegut (23 tetor 1903), u nënshkrua nga Rusia dhe Austro-Hungaria, që më pas u mbështet edhe nga Fuqitë e Mëdha. Rusia dhe Austro-Hungaria deklaruan se Marrëveshja lidhej për të ruajtur status quonë në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane. Në këtë kuadër parashihej të zbatoheshin “reformat” në “tri vilajete maqedone” (Vilajeti i Selanikut, i Manastirit...