Hasan Bello: Si u konfiskua nga regjimi komunist një nga bibliotekat private më të pasura në Shqipëri?

Hasan Bello: Si u konfiskua nga regjimi komunist një nga bibliotekat private më të pasura në Shqipëri?

Në shekullin XVIII-XIX Shkodra ishte një nga qytetet më të zhvilluara të Ballkanit. Përveç aspektit ekonomik dhe politik ajo ishte kthyer në një oaz të dijes dhe arsimit. Kjo u reflektua disa dekada më pas kur elita politike dhe intelektuale e këtij qyteti do të luaj një rol të rëndësishëm për rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe mbrojtjen e atdheut nga agresionet e njëpasnjëshme. Për këtë një rol të rëndësishëm kanë luajtur klerikët dhe institucionet religjoze, të cilat ishin kthyer në vatra të dijes e kulturës. Për ta ilustruar këtë do të marim si shembull Jusuf efendi Tabakun, i cili duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit XIX për disa vite me radhë do të shërbejë si imam dhe në vitin 1863 si myfti i...