Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Hegeli dhe Napoleoni
Jahja Drancolli Hegeli dhe Napoleoni: Hegeli u detyrua të largohej nga Jena në vitin 1806 kur trupat e Napoleonit e pushtuan atë. Megjithatë, ai ishte i emocionuar kur pa Napoleonin, të cilin e quajti “Shpirti botëror mbi kalë“! Dy histori të mëdha njihen për Hegelin dhe Napoleonin. E para lidhet me përfundimin e dorëshkrimit të Hegelit me titull “Fenomenologjia e Shpirtit” (“Phenomenology of Spirit”), derisa zhvillohet Beteja e Jenës. Historia e dytë lidhet me takimin e Hegelit me Napoleonin, një histori që Hegeli i kishte treguar mikut të tij me shkrim: “Pashë Perandorin – këtë shpirt të botës – të dilte nga qyteti për të vëzhguar mbretërimin e tij; është vërtet një ndjesi e mrekullueshme të shohësh një individ të tillë, i cili, i përqendruar...