Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Fshati i shqiptarëve” që bëri bashkë Turqinë dhe Greqinë
Në buzën ujore të Bosfor-it ngrihet një zonë kodrinore që merr emrin e shqiptarëve edhe pse është banuar nga kolonizatorët grekë dhe ndodhet në Turqi. Bëhet fjalë për “Arnavutkoy“, “Arnavut” do të thotë “shqiptar” dhe “koy” do të thotë “fshat”. Për historinë e tij si një lagje multikulturore duhet të kthehemi shumë prapa në kohë. Historia e Arnavutkoy-t daton në shekullin e tretë pas Krishtit, dhe emri i tij – si banorët – ka ndryshuar me kalimin e kohës, shkruan Albanian Post. Kolonizatorët e parë ishin grekë. Sipas të dhënave historike, ata e quajtën zonën Hestia. Kjo, për shkak të guroreve të gëlqeres në majë të kodrës në anën evropiane të Bosfor-it. Arnavutkoy ndodhet në pikën ku ujërat nga Deti i Zi takohen me ato...