Akademiku bavarez:Në Greqi nuk rrjedh gjaku grek

Akademiku bavarez:Në Greqi nuk rrjedh gjaku grek

Tezat historike të akademikut bavarez, Jakob Philipp Fallmerayer, tronditën mendimin historik evropian në gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Për herë të parë, pas formimit të shtetit kombëtar grek, u vu në dyshim vazhdimësia greke në territoret e veta historike dhe një rëndësi e veçantë iu dha dyndjeve të popujve sllavë dhe shqiptarë në territoret e asaj që njihej si Greqia e lashtë. Fallmerayer, në trajtesën e tij “Elementi shqiptar në Greqi” që u botua në tre fashikuj të Akteve të Akademisë së Shkencave të Bavarisë në vitet 1857-1860, në të njëjtën kohë u mor gjerësisht edhe me origjinën e shqiptarëve. Sipas tij, pas përmbysjeve revolucionare të gjithanshme që sollën stuhitë e dyndjeve barbare dhe vendosjen masive të sllavëve në Ballkan, tashmë nga trashëgimi...