Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni (1911 – 1938)

Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni (1911 – 1938)

Një jetë e shkurtër e një poeti e prozatori që la një emër të madh në letrat shqipe! Migjeni iku nga kjo botë shumë i ri, megjithatë ai na la një vepër të pasur e shumë përmbajtjesore në fushën e krijimtarisë letrare ku kritikët e shumtë edhe sot e kësaj dite thonë dhe padyshim se kanë edhe shumë për të thënë për krijimtarinë e Migjenit tonë të madh. I lindur në Shkodër, pas mbarimit të shkollimit fillor në vendlindje dhe atij të mesëm në Manastir, filloi punën si mësues në fshatin Vrrakë. Për aq sa kemi të dhëna, Migjeni aty edhe i filloi shkrimet e para të krijimtarisë së tij letrare. Saktësisht nuk dihet së kur filloi të krijojë, por që dihet se me 1935...