Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Jeta dhe vepra e At Shtjefën Gjeçovit (1874-1929)
Janë disa dijetarë, veprimtarë dhe klerikë, që krahas detyrave të tjera për të cilat janë shkolluar, një pjesë të jetës ia kanë kushtuar edhe zhvillimit të kulturës shqiptare, duke punuar në cepat më të skajshëm të atdheut tonë, në ato zona ku edhe dielli i zënë nga malet ndriçon disa orë. Një nga ata qe edhe atë Shtjefën Gjeçovi. Këtë vështirësi të punës së tij e ka përshkruar me realizëm eruditi dhe poligloti Faik Konica, i cili më 1930 botoi në gazetën “Dielli” të Bostonit “Kujtime për Sh. Gjeçovin”, shkrim që u përfshi edhe në botimin e veprës “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Në mes të tjerash, autori shkruante: “Më 1913 shkova në Shkodrë… (Ishte një propozim i atë Gj. Fishtës për t’i bërë një vizitë...