Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Altari i konsujve Gentian dhe Basso nga Syrigana e Istogut
Haxhi MEHMETAJ Në rreshtin e fundit të mbishkrimit janë shënuar emrat e qiftit konsullor Gentian dhe Basso, të cilët sipas listës së konsujve të Romës epin vitin e sakët të ngritjes së monumentit. Terntius Gentianus dhe Pomonius Basso kishin qenë qift konsullor gjatë vitit 211 pas Krishtit, vit ky që njëherazi shënon ngritjen e altarit. Gentiani do të ketë qenë më origjinë ilire dhe kognomeni i tij është nxjerrë nga diminutivi i emrit vetjak ilir, Genthius, Gentius. Zbulimi i altarit është i rëndësishëm për faktin që dëshmon ekzistimin e një stacioni beneficiar konsullor në Syriganë, pranë rrugës vicinale antike që lidhte Mitrovicën më Pejën, sikurse edhe ekzistimin e një qendre bukur të madhe të antikitetit, me jetëgjatësi nga fillimi i shek. III – VI mbas...