A ka baza teoria pellazgjike e prejardhjes së shqipes?

A ka baza teoria pellazgjike e prejardhjes së shqipes?

Nga Prof. Dr. Mimoza Kore Në shekullin e kaluar, pyetjes se cilët kanë qenë stërgjyshërit e shqiptarëve, pati studiues që iu përgjigjën me tezën e paprovuar shkencërisht, se shqiptarët ishin stërnipër të pellazgëve dhe shqipja bijë e pellazgjishtes-ilirishtes. Sot kjo tezë është zbehur, madje nuk përmendet në qarqet shkencore, por është gjallëruar midis “studiuesve patriotë”, të cilët herë e identifikojnë atë me indoeuropianishten, duke shkuar pastaj drejtpërdrejt te shqipja e herë duke u nisur nga pellazgjishtja te ilirishtja e në etapë të fundit, te shqipja. Me emrin pellazg bota u njoh nëpërmjet grekëve. Pellazgët, në burimet greke e romake, përmenden si një shtresë etnike paragreke, por jo ekzistuese në periudhën antike. Autorë si Herodoti e Straboni flasin për ta për një kohë më të lashtë dhe i paraqesin...