Kthimi i Diellit për Verë dhe nata e Buzmit

Kthimi i Diellit për Verë dhe nata e Buzmit

Kthimi i djellit për verë (në fund të dhejtorit). Me këtë duhet kuptuar rite të ndryshme të popullit tonë që zhvilloheshin që nga data 22 dhjetor e deri më një janar, në disa raste deri më 6 janar;  22 dhjetori quhej dita e kthimit të djellit për verë, më 23-24 ; kullotnat, në disa krahina këto bëheshin dhe për vit të ri ose dhe me 6 janar; nata e  buzmit më 24 dhjetor e që vazhdonte me rite, në disa raste edhe më një janar. Djegija e buzmit në disa krahina bëhej me intervale; 24 dhjetor, 3z dhjetor, 6 janar. Të gjitha këto rite, në përgjithësi, kanë lidhje me kultin e djellit, me kthimin e tij për verë; me këtë rast zhvilloheshin rite të ndryshme...