Sulltanesha Razia, sundimtarja me “talent për luftë” që u vra nga robëruesit e saj

Sulltanesha Razia, sundimtarja me “talent për luftë” që u vra nga robëruesit e saj

Ashtu si pjesa më e madhe e mbretërimit të saj, hyrja e Razias në sulltanatin e Delhit është e mbuluar me mister. E vetmja kronikë bashkëkohore është Tabaqat-i-Nasiri i Minhaj Siraj Juzjanit, karriera e së cilës kishte lulëzuar gjatë mandatit të saj të shkurtër dhe që ishte plot lavdërime për aftësitë e saj sunduese. ‘Një sovran i madh’, shkroi ai për të: ‘E zgjuar, e drejtë, dashamirës, mbrojtëse e të diturve, shpërndarëse drejtësie, kujdestare e nënshtetasve të saj.’ Por çfarë dobie i bëri asaj, pyeti ai, nëse burrat nuk arrinin ta merrnin seriozisht? Babai i saj, Shams ud-Din Iltutmish, i kishte vënë re cilësitë e saj udhëheqëse dhe e kishte emëruar atë si trashëgimtare të tij. Megjithatë, pas vdekjes së tij, djali i më i...