Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Trumbetari Zorzi që interpretoi para Skënderbeut!
Nga: Matteo Mandalà (titulli origjinal: Skënderbeu dhe muzika flamande: disa shënime mbi trumbetarin Zorzi) Disa kohë më parë, në një post që botova në mediat sociale, përmenda një koncert muzikor që ishte ekzekutuar në prani të Skënderbeut. Këtë të dhënë e pata nga kolegu dhe miku Ivano Cavallini, muzikolog i njohur, që është marrë shpesh me heroin kombëtar të shqiptarëve. Cavallini ka pranuar të marrë pjesë në një konferencë shkencore, organizuar nga Katedra e Albanologjisë e Universitetit të Palermos në kuadrin e kursit të doktoratës për Kulturën Pamore, që do të mbahet në dhjetor me temën: Skënderbeu në Fushat e Elisit. Receptimi multimedial i një heroi të epokës së Humanizmit. Aty do të trajtohet figura e personazhit historik, por edhe reflekset e tij mitike, letrare dhe artistike...