“Fol serbisht e turqisht që të dukesh më i qytetëtëruar e ma i kulturum, mos fol shqip selak”, më thonin disa dikur!

“Fol serbisht e turqisht që të dukesh më i qytetëtëruar e ma i kulturum, mos fol shqip selak”, më thonin disa dikur!

    Gëzim Mekuli “Kosovarizmi” është prodhim i sistemeve të dhunshme politike. Kombi shqiptar duke jetuar i ndarë (me dhunë) në disa sisteme te ndryshme politike, arsimore e ekonomike, pësoi edhe ndikime të ndryshme socio-kulturore. Propaganda, librat, media, gjuha, shkollimi, fotografia, kënga e përrallat që vinin të dirigjuara nga elita dominuese e kohës, (otomane e sllave), ndikuan tek disa shqiptarë (çka është normale kjo). Paçka, tek shumica e kombit, mendimi kolektiv (identiteti) mbeti “i prekur pak”.   Po të bëjmë një analizë shkencore (jo te porositur nga qeveria e nga OJQ-të), del se mbështetësit e kombit ideologjik “kosovar” janë kryesisht individët dhe grupet që besonin në Perandori (otomane, jugosllave, titiste e çfarëdo qofshin ato). Këta, si të ndikuar që ishin, nuk identifikoheshin me kombin shqiptar...