“The Skin of Light” / Edicioni i Tretë i Gjon Mili International Video Art Festival

“The Skin of Light” / Edicioni i Tretë i Gjon Mili International Video Art Festival

Në edicionin e tij të tretë, Gjon Mili International Video Art Festival vjen me një titull sa të thjeshtë, aq edhe provokues për artistët: “The Skin of Light”. Kjo është një ftesë për të parë dritën jo vetëm si burim ndriçimi, por si një sipërfaqe ku bashkohen kujtesa, perceptimi dhe forma. “Lëkura e Dritës” është një metaforë për mënyrën se si video arti sfidon kufijtë mes asaj që është reale dhe imagjinatës, mes transparencës dhe maskës. Çdo ekran bëhet një vend ku bashkohen kujtesa dhe ndjenja. Nga 1230 aplikime nga artistë të ndryshëm në botë, janë zgjedhur 62 artistë që tregojnë po aq shumë mënyra të marrëdhënies së artistit me dritën, shpesh si një lëkurë që pulson midis botës virtuale dhe asaj reale, mes ndjeshmërisë...