Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Ndarja nga jeta e Jorge Costa-s, Murinjo shpërthen në lot
Mourinjo shpërthen në lot ndërsa i bën homazh ish-kapitenit të tij Jorge Costa, udhëheqësit të skuadrës fituese të Ligës së Kampionëve, Portos. Ish mbrojtësi ndërroi jetë tragjikisht në moshën 53 vjeç nga një atak në zemër. Bota e futbollit ndalet për t’i bërë homazhe Jorge Costa-s, ikonës së përjetshme të Portos, i cili u nda nga jeta tragjikisht, duke lënë një boshllëk të pamasë në zemrat e tifozëve, shokëve të ekipit dhe menaxhmentit. Një kapiten me zemër çeliku, një luftëtar i palodhur dhe simbol i një epoke të artë për Dragoes, Costa ishte shumë më tepër sesa thjesht një mbrojtës: ai ishte shpirti i klubit. Thellë i tronditur, presidenti Andre Villas-Boas i bëri homazhe me fjalë emocionale: “Jorge, ti do të lësh një boshllëk të...