Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Pesë legjendat e Butrintit, sipas Moikom Zeqos
Nga Moikom Zeqo Legjenda e parë, Butrinti, Troja e dytë e Eneut Qyteti antik i Butrintit është një emër botëror i arkeologjisë. Më ka rënë rasti të shoh disa qytete arkeologjike të famshme si p.sh. Trojën, Mikenën etj., emra këto, që lidhen thelbësisht me kulturën e hershme të njerëzimit. Mund të them me plot gojën se si qytet arkeologjik Butrinti është më i bukur, më i çuditshëm, më i pasur, më ekzotik, ndonëse ende jo shumë i njohur. Kam rilexuar këto ditë librin integrues të arkeologut italian Luigji Ugolini “Butrinti, miti i Eneut”, ku në mënyrë poetike shprehet admirimi i thugët dhe i pamasë i Ugolinit për librin “Eneida” të Virgjilit. Ugolini me bindje gati providenciale thotë se ashtu si Shlimani që duke lexuar “Iliadën”...