Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Askush nuk shpëton nga thashethemet/ Ja si e konceptonte Sokrati për të folurën pas shpine
Filozofi i madh grek, Sokrati, ishte një herë duke ecur në treg, kur ndalua nga një i njohuri i tij .”Kam diçka të rëndësishme për t’ju thënë. Bëhet fjalë për mikun tuaj”- i tha ai. “Ky është një gjest shumë i sjellshëm nga ana juaj. Por, mos më thoni ende asgjë. Unë i përpunoj të gjitha informacionet përmes Testit të Tre Filtrave, për të konstatuar nëse dua ta mësoj apo jo”- iu përgjigj filozofi. Burri që e ndali në rrugë nisi të hutohej, ndërsa Sokrati vazhdoi:“I pari është filtri i së vërtetës. Për çfarëdolloj gjëje që dëshironi të më tregoni, më thoni e keni parë vetë apo e keni dëgjuar nga të tjerët?”. “Hmm… Në fakt e kam dëgjuar nga dikush, dhe ai është një burim i besuar”,– i tha burri. “Në rregull. Por kjo nuk e kalon testin tim të parë”– ia ktheu Sokrati, “pasi ju nuk e dini nëse ajo është e vërtetë”. “Filtri i dytë është ai i mirësisë. A është një deklaratë e mirë ajo që dëshironi të bëni mbi mikun tim?”– pyeti filozofi. “Në fakt jo. Dhe...